Sugjerojmë:

Për darkë shijo një omëletë të paparë me presh e majdanoz

Për darkë shijo një omëletë të paparë me presh e majdanoz

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ende se ke menduar çfarë të hash për darkë? Neps.al ka një sugjerim të thjeshtë për ju!

Ingredientët

  • 1 presh
  • 3 vezë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • 1/2 tufë majdanoz të grirë imët

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni preshin e prerë në copa të vogla.

2

Ndërkohë në një tas rrihni vezët. I shtoni kripë, piper dhe majdanozin e grimcuar.

3

Nëse dëshironi mund t'i shtoni edhe sallam apo proshutën tuaj të preferuar.

4

Vezën shtojeni në tigan së bashku me preshin.

5

Prisni sa të mpikset dhe më pas e shërbeni duke e palosur më dysh. Ju bëftë mirë!

Lini një koment