Sugjerojmë:

Penne me sallam pikant

Penne me sallam pikant

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Super e thjeshtë, super e shijshme. Çfarë do më shumë nga Nepsi?

Ingredientët

  • 1 pako makarona (modeli sipas dëshirës, por rekomandohen jo spaghetti në këtë rast)
  • 200 gram sallam pikant
  • 150 gram djathë parmigiano të grirë imët
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq
  • kripë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni makaronat me metodën e zakonshme.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat, qepën dhe pastaj specat.

3

Në fund shtoni sallamin pikant të prera në copa të vogla dhe salcën.

4

I trazoni mirë dhe i lini për disa minuta në zjarr.

5

Tani shtoni makaronat, i përzieni mirë dhe më pas shtoni djathin parmigiano.

6

Shërbejini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment