Sugjerojmë:

Penne me salcë hudhrash, thjeshtë të parezistueshme!

Ingredientët

  • Kripë
  • Penne
  • Gjoks pule
  • Piper i zi
  • 1 lugë pluhur hudhre
  • 1/2 lugë erëza italiane
  • 1 lugë vaj
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 lugë hudhër të grirë
  • 1 lugë miell
  • 1 filxhan pana
  • 1/2 filxhan djathë parmixhano i grirë
  • Trumzë ose majdanoz të freskët, për servirje

Udhëzimet

1

Si fillim vendosni makaronat penne të ziejnë sipas udhëzimeve të paketimit.

2

Marinoni mishin e pulës me kripë, piper, pluhur hudhre dhe erëza italiane.

3

Në një tigan të madh hidhni pak vaj dhe ndizeni në nxehtësi mesatare.

4

Hidhni mishin e pulës dhe lereni derisa të skuqet nga të dy anët.

5

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë në një vend të ngrohtë.

6

Në tigan hidhni pak gjalpë të shkrihet dhe hidhni pluhurin e hudhrës.

7

Shtoni pak miell dhe trazojeni deri sa të trashet.

8

Hidhini gradualisht panën deri sa të formohet një salcë, më pas shtoni kripë dhe piper dhe trazojeni me djathin parmixhano derisa të shkrihet.

9

Shtoni tek salca e përgatitur mishin dhe pasi e keni përzier mirë hidheni tek makaronat.

10

Për servirje sipër i hidhni pipër, trumzë ose majdanoz sipas dëshirës.

Lini një koment