Sugjerojmë:

Penne me pana, mish pule dhe djathë parmixhano

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 copë gjoks pule, i prerë në copa
  • 2 gota kërpudha të bardha
  • 1 qepë të bardhë
  • 3 gota supë pule
  • 1 ½ filxhan krem
  • 1 filxhan verë
  • 3 gota makarona pene
  • 1 filxhan djathë parmixhano
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Vini një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare.

2

Shtoni 2 lugë vaj ulliri dhe gjoks pule.

3

Shtoni kripë dhe piper për shije.

4

Gatuajeni deri sa mishi të marrë ngjyrë, pastaj hiqeni nga tigani dhe lereni mënjanë.

5

Shtoni në tenxhere vajin e mbetur dhe kërpudhat me qepët.

6

Shtoni kripë dhe piper për shije.

7

Gatuajini deri sa qepët marrin ngjyrë kafe të lehtë.

8

Kthejeni mishin e pulës në tenxhere.

9

Shtojeni supën e pulës, pana, verën dhe makaronat.

10

Përzijini, mbulojini me kapak dhe lerini të zihen.

11

Ziejini deri sa makaronat të zbuten, rreth 15-20 minuta.

12

Kur makaronat të jenë zier shtoni djathin parmixhano.

13

Garnizoni me majdanoz të freskët dhe sherbejini.

Lini një koment