1.Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita.
2.Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet. Largojmë mishin nga tigani.
3.Shtojmë në tigan dhe 1 lugë gjelle vaj, shtojmë qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet.
4.E shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë duke shtuar 3 lugë gjelle parmigiano të grirë dhe kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur. I përziejmë mirë të gjitha.
5.Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makaronat hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmigiano.
6.E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.
7.Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment