Sugjerojmë:

Penne me fileto pule në furrë

Penne me fileto pule në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Provoni një metodë ndryshe të gatimit të makaronave se nuk do të pendoheni!

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 2 fileto pule
  • 2 karota
  • 2 vezë
  • 100 gram gjalpë
  • 500 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 100 gram kaçkavall të grirë
  • pak arrë moskat
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni si zakonisht makaronat. I hiqni pak më përpara në mënyrë që të jenë aldente.

2

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni fileton e prerë në shirita të hollë. I shtoni kripë, piper. Pas disa minutash shtoni karotat e prera në kubik të vegjël.

3

Ndërkohë në një tas bashkoni vezët e rrahura, gjalpin e shkrirë, qumështin, pak arrë moskat dhe gradualisht miellin teksa i përzieni me një lugë druri. Mos harroni se mielli duhet të jetë tretur paraprakisht me pak qumësht të ngrohtë, pastaj t'i shtohet masës.

4

Merrni një tavë dhe shtroni në të makaronat. Tani i shtoni fileton e pulës me karotat.

5

Sipër i shtoni mbushjen që përgatitet dhe e niveloni mirë me lugën e drurit që të përhapet në mënyrë të barabartë.

6

Në fund i grini sipër djathin kaçkavall. E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment