Sugjerojmë:

Penne me brokoli dhe bacon. Gjithçka keni kërkuar brenda një pjate të vetme!

Penne me brokoli dhe bacon. Gjithçka keni kërkuar brenda një pjate të vetme!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Perfekte për drekën e familjes suaj. Kremoze dhe me të gjithë përbërësit që meriton një pjatë e mirë pennesh!

Ingredientët

  • 2 feta të trasha bacon
  • 2 fileto pule
  • 1 qepë e grirë imët
  • 3-4 thelpi hudhra të copëtuara
  • 1 brokoli e vogël
  • 2 gota me lëng pule
  • 1 gotë panna
  • 1 pako penne
  • 1 domate e madhe e grirë imët
  • Kripë, piper
  • 1 gotë me djathë çedar të grirë imët

Udhëzimet

1

Në një tigan që nuk ngjit, skuqni baconin e ndarë në copa të vogla për 5-7 minuta.

2

Më pas e hiqni dhe vendosni fileton e pulës për të skuqur. Mos harroni ta marinoni me kripë e piper. Më pas e hiqni dhe me ndihmën e një thike e ndani në copa të vogla.

3

Në po të njëjtin tigan shtoni pak vaj dhe skuqni qepën e grirë imët. Shtoni edhe brokolin që duhet ta keni zierë paraprakisht për gati 7 minuta. I përzieni mirë.

4

Në fund shtoni hudhrat dhe pas 2 minutash i hiqni nga zjarri. Bashkojini me fileton e pulës dhe baconin.

5

Në një tigan pak të thellë shton lëngun e pulës, panën, domatet, pennet, kripën dhe piperin.

6

I lini të marrin një valë të mirë për 15 minuta. Shtoni edhe djathin çedar.

7

Sapo të shkrijë, shtoni edhe perimet, baconin dhe fileton e pulës.

8

I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojini pennet e ngrohta!

Lini një koment