Sugjerojmë:

Penne me 3 lloje domatesh dhe borzilok

1 pako penne
2 domate mesatare
4 domate të thata të mbushura me vaj
2 lugë paste domate
4 fleta borzilok
1 thelpi hudhër
1/3 filxhan vaj ulliri ekstra-virgjër
Piper i freskët
Kripë

1.Në një tenxhere të madhe me ujë të kripur dhe të valuar hidhni penet të zihen sipas udhëzimeve të paketimit.

2.Ndërkohë, në një blender, kombinoni domatet e thata, salcën e domateve, borzilok, hudher dhe vaj ulliri.

3.Lerini të bëhen në blender dhe derdheni salcën e domates në një tas të madh dhe shtoni kripë dhe piper.

4.Kullojini makaronat dhe shtoni brenda salcën.

5.Përzijini mirë dhe sherbejini me majdanoz sipër.

Lini një koment