Sugjerojmë:

Pene me salcë të freskët domatesh dhe borziloku

Ingredientët

  • 1 pako makarona penne
  • 8 domate të prera
  • ½ filxhan salcë italiane
  • ¼ filxhan borzilok i freskët i copëtuar
  • ¼ filxhan qepë të kuqe
  • ¼ filxhan djathë parmixhano i grirë

Udhëzimet

1

Vini një tenxhere të madhe me ujë të kripur në sobë dhe vendosni makaronat të zihen sipas udhëzimeve.

2

Në një tas të madh hidhni makaronat e ziera me domatet, salcën italiane, borzilokun, qepën e kuqe dhe djathin parmixhano.

3

Përzijini mirë dhë shërbejini të ngrohta me pak borzilok dhe parmixhano sipër.

Lini një koment