Pazaret e muajit prill: Çfarë të fusim në shportë?
Prilli është muaji që shënon ardhjen e plotë të pranverës. Bimësia rilind plotësisht dhe fillojnë të piqen frutat e perime t e para. Ushqimet në kalendar shtohen duke ofruar shije më të freskëta e më të mira, të përshtatshme për pjatat e stinës së ngrohtë.
Nëse keni një hapësirë në të gjelbër në shtëpi, disa produkte të freskëta mund t’i kultivoni aty. Le të zbulojmë së bashku gjithçka që ju duhet të shënoni në listën e shpenzimeve të muajit prill.
Lista e primeve
Me perimet e tij të freskëta, prilli është muaji ideal për të korrigjuar gabimet e dimrit. Trupi ynë do të përfitojë nga produktet e freskëta që do ta përgatisin lëkurën për ekspozimin ndaj diellit dhe do të na ndihmojnë të bëjmë një detox të lehtë. Për këtë muaj vendosni në krye të listës asparagët dhe angjinaret e para, të cilat janë produkte me efekt drenazhues dhe depurativ.
Përfitoni nga pranvera për të shijuar preshtë dhe qepët e njoma të cilat këtë muaj do të zëvendësojnë qepën e thatë në skuqje, omëleta dhe receta të tjera. Pasurojini sallatat tuaja me karota, fasule të njoma, repa dhe marule.
Të mos harrojmë që prilli është muaji i cikores, ndër bimët e egra më të njohura, për të mos harruar lakërishtat, hithrat, sallatën endive dhe rukolan.
Lista e frutave
Duke hyrë më thellë në stinën e pranveës do të vëreni se frutat ndryshojnë shije pasi tashmë janë të stinës, si p.sh luleshtrydhet të cilat do të jenë më aromatike dhe më me lëng se ato që ishin në treg gjatë shkurtit. Gjatë këtij muaji mund të shijoni edhe nespullat e para, të pasura me fibra, kripëra minerale dhe vitamina A.
Lista e shpenzimeve të frutave të prillit përfshin edhe qitrot, portokallet, limonat, mollët dhe dardhët, të cilat janë tashmë në fund të sezonit. Kivi është i pasur me vitaminë C, madje më shumë se sa limoni, vitaminë E, bakër dhe hekur. Bëhet fjalë për një frut që mund të luftojë aneminë, rregullon funksionet e zemrës dhe forcon mbrojtjen imunitare.
Çfarë të mbjellim në ballkon ose kopsht?
Me ardhjen e prillit, aktiviteti i kultivimit të fruta-perimeve në ballkon e kopshte, është më i gjallë. Kujtoni se të krijosh një minikopsht në ballkon nuk është një mision i pamundur. Sigurohuni që vazot tuaja të ndriçohen nga dielli.
Nëpër dyqane gjeni plot variante farash të përshtatura për t’u rritur në ballkone. Evitoni bimët që zënë hapësirat dhe kanë peshë të madhe si shalqinjtë, pjeprat e kungujt. Mbillni bimë si domatet, borziloku, rozmarina, trumza, manxurana, majdanozi, specat djegës, repat, marulja. Mund të mbillni edhe speca ose patëllxhanë në versionin e fryteve të vegjël, bizele e kastravecë.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment