5 patate
3 vezë
1 filxhan selino e copëtuar
1/2 filxhan qepë e copëtuar
1/2 filxhan turshi lakër
1/4 lugë çaji hudhër pluhur
1/4 filxhan majonezë
Kripë, piper
Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë patatet. I lini të ziejnë për 15 minuta.
Pasi të jenë gati, i lini pak në ujë të ftohtë dhe më pas i qëroni.
Po kështu veproni edhe me vezët. I zieni dhe më pas u hiqni lëvozhgën.
Në një tas të madh, kombinoni patatet, vezët, selinonë, qepën, kripë, hudhër, piper dhe majonezë.
I përzieni mirë, i lini për pak minuta në frigorifer dhe më pas mund t’i shijoni!
Komento