Sugjerojmë:

Patate të skuqura franceze me erëza të ndryshme

Patate të skuqura franceze me erëza të ndryshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Pa i qëruar, pa u lodhur duke i prerë apo duke pritur pafund derisa ato të skuqen të gjitha. Provoni këtë recetë dhe do të na falenderoni më vonë!

Ingredientët

  • 1 kg patate franceze
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle rigon i freskët
  • 2 degë trumzë
  • 2 lugë çaji kopër e grimcuar
  • 1 lugë gjelle rozmarinë e freskët e copëtuar
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i prisni përgjysmë.

2

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni patatet. I përzieni mirë dhe i shtoni pak kripë. I përzieni vazhdimisht me ndihmën e një spatule.

3

I lini në zjarr mesatar për 7 minuta ose derisa patatet të marin një ngjyrë kafe të artë.

4

Shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri, të gjtiha erëzat e copëtuara dhe i përzieni mirë.

5

I lini edhe për 3 minuta të tjera dhe në fund i shërbeni menjëherë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment