Sugjerojmë:

Patate të pjekura me erëza në furrë

Patate të pjekura me erëza në furrë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 2-3 patate të mëdha
  • 2 degë rozmarinë
  • ½ lugë çaji me trumzë
  • Pak kripë, piper
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara

Udhëzimet

1

Patatet i lani mirë, por mos ia hiqni lëkurën.

2

Me ndihmën e një thike i prisni nga lartë në disa pjesë.

3

Sipër i shtoni secilës pak vaj, kripë, piper, hudhër, rozmarinë dhe pak trumzë.

4

I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 15 minuta në 200 gradë.

5

Shijojini!

Lini një koment