Patate të ëmbla, mbushur me qiqra

Patate të ëmbla, mbushur me qiqra

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Shumë e veçantë kjo recetë. E keni provuar më parë? Tani është koha ta bëni...

Ingredientët

  • 2 patate të ëmbla me madhësi mesatare
  • 1 filxhan me qiqra (duhet t’i keni lënë një natë më parë në një tenxhere me ujë)
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë, piper për shije
  • 1 dorë spinaq (sa një gotë)

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni poshtë një letër alumini.

3

I lani mirë patatet dhe me ndihmën e një piruni i shponi sipër.

4

I piqni patatet e ëmbla për 40-50 minuta.

5

Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni qepën me spinaqin e copëtuar. Shtoni kripë, piper dhe qiqrat. I përzieni dhe i lini në zjarr për gati 5 minuta.

6

Nxirrni patatet nga furra, i prisni në mes dhe i mbushni me masën që përgatitët.

7

Sipër mund t’i shtoni pak borzilok të freskët dhe koha për t’i shijuar erdhi!

Lini një koment