Sugjerojmë:

Pastiço tradicionale

Pastiço tradicionale

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 320 gram makarona spaghetti (të mëdha dhe specifike për pastiço)
  • 200 gram djathë të bardhë
  • 2 gota qumësht
  • 3 vezë
  • Për beshamelin nevojiten: 2 lugë miell, 2 lugë gjalpë, 2 gota e gjysmë qumësht, arrëmyshk
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan shkrini gjalpin. Shtoni miellin dhe e trazoni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe vazhdon përzierja pa ndërprerje që të mos krijohen kokrriza.

2

Sapo të fillojë të trashet pak, hiqeni nga zjarri. Hidhini kripë e arrëmyshk.

3

Në një tenxhere me ujë të valuar e kripë, zieni makaronat, por jo plotësisht. I lini mënjanë kur të jenë gati.

4

Në një tas rrihni vezët, shtoni qumështin dhe djathin e copëtuar. Në një tavë shtroni makaronat dhe i shtoni sipër masën që përgatitët.

5

Në fund i shtoni beshamelin. E fusni në furrë për tu pjekur në temperaturë 200 gradë celsius për 25 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment