Sugjerojmë:

Pastiço me mish të grirë

Pastiço me mish të grirë

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pjatë praktike sa herë që doni të hani shpejt e shijshëm!

Ingredientët

  • 400 gr makarona
  • 100 ml verë të bardhë
  • 1 shkop kanellë
  • 2 kokrra qepë
  • 400 gr mish i grirë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 spec
  • Kripë, piper i zi
  • pak rigon
  • 150 gr pure patateje
  • ¾ gotë ujë
  • Për beshamelin nevojiten: 50 gr gjalpë, 50 gr miell, 500 ml qumësht, 2 të verdha veze, kripë, arrë moskat, 80 gram parmixhano

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj skuqni qepën, hudhrat e mishin e grirë. Shtoni më pas specat dhe pak verë për të shuar mishin.

2

Shtojmë kripën, kanellën, purenë e domateve, ujin dhe më pas e lini të ziejë.

3

Zieni makaronat dhe i kaloni në një tas të madh. I shtoni sipër mishin e grirë dhe e përzieni mirë.

4

Nga ana tjetër përgatisni beshamelin duke shkrirë gjalpin. Shtoni miellin dhe i trazoni mirë. Gradualisht qumështin dhe vetëm e përzieni që të mos krijohen kokrriza.

5

Largojeni nga zjarri. Gripi sipër 1/2 e djathit parmixhano, arrën moskat dhe shtoni vezët.

6

Merrni një tavë dhe shtroni makaronat. Sipër shtroni me kujdes beshamelin. Gripi edhe pjesën e mbetur të djathit parmixhano.

7

E vendosni në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë, përreth 25-30 minuta.

Lini një koment