Sugjerojmë:

Pastiço me djathë në furrë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 500 gr makarona të shkurtra
  • 20 gr gjalpë
  • 30 gr miell
  • 250 ml qumësht
  • 250 ml pana
  • 300 gr djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal)
  • 5 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë + 1 grusht për spërkatjen
  • Kripë
  • Piper
  • Arrë moskat
  • Galetë

Udhëzimet

1

Ndezim furrën në 200˚.

2

Në një tenxhere me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier gjatë gjithë kohës me rrahësen me dorë.

3

E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panën dalëngadalë, duke e përzierë me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli.

4

Shtojmë djathin të prerë në kubikë dhe parmixhanon e grirë.

5

E përziejmë deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht.

6

Shtojmë sipas dëshirës, kripë, arrë moskat dhe piper dhe e lemë mënjanë.

7

Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijne pikën e zierjes dhe ruajme pak nga uji i zierjes.

8

Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathëra.

9

Përziejmë mirë makaronat me salcën.

10

Spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë të grirë.

11

I pjekim në furrë për 25 minuta ose derisa të shohim që salca ka marrë ngjyrë dhe në sipërfaqe është bërë krokante.

12

I shërbejmë menjëherë.

Lini një koment