Sugjerojmë:

Pasta Primavera

Pasta Primavera

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 19 minuta Koha e gatimit: 11 minuta

Pastat Primavera nuk janë vetëm për në stinën e verës ose pranverës, por sa herë që doni të hani diçka të shijshme e të lehtë!

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • Kripë
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 1/2 qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • 1 karotë e qëruar dhe e prerë në shirita të hollë
  • 1 brokoli e ndarë në lule të vogla
  • 1 spec i kuq i prerë në copa të vogla
  • 1 spec jeshil i prerë në copa të vogla
  • 1 kungull i prerë në shirita të vegjël
  • 3-4 thelpi hudhra të grimcuara
  • 5-6 pomodorini të përgjysmuara
  • ½ gotë me ujë nga pastat
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • ½ gotë me djathë parmigiano të grirë imët
  • 2 lugë gjelle majdanoz i freskët i grimcuar

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë pennet.

2

Sapo të ziejnë, i kulloni dhe ruani një gotë nga lëngu i tyre.

3

Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e kuqe me karotën. I përzieni për 2 minuta.

4

Shtoni brokolin, specat, kungulleshkën dhe i lini në zjarr për 5 minuta derisa perimet të zbuten.

5

Shtoni më pas hudhrën, domatet dhe erëzat e tjera. Shtoni edhe ujin nga zierja e makaronave.

6

Tek tasi i madh ku keni shtuar pennet, shtoni masën me perime që sapo përgatitët.

7

Sipër i shtoni lëngun e limonit, pak kripë, majdanozin dhe i përzieni të gjitha bashkë.

8

I shërbeni menjëherë duke i shtuar sipër djathin parmigiano.

Lini një koment