Dreka/ RECETA

Pasta me salcë krem kungulli

Pasta me salcë krem kungulli

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Pjatë praktike e cila kërkon edhe përdorimin e kungullit, mbretin e vjeshtës!

Ingredientët

  • 450 gr. makarona penne
  • ½ kungull i vogël i verdhë
  • ½ qepë e verdhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 5 fletë sherebelë e freskët
  • 175 ml. bulion perimesh
  • 125 gr. kasjus
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 180° C dhe vendosni një letër për pjekje në tavën që do të përdorni. Në të vendosni kungullin e paqëruar, të prerë në feta, qepën e qëruar dhe të prerë në copa, si dhe thelpinjtë e hudhrës të paqëruar.

2

Përsipër hidhni vaj ulliri, kripë dhe piper. Fetat e kungullit kthejini përmbys dhe shpojini me anë të një piruni.

3

Mbulojeni të gjithë përbërjen dhe piqeni derisa qepët dhe kungulli të jenë zbutur, për rreth 35-45 minuta.

4

Pak para se të përfundojë pjekja, vendosni në tavë fletët e sherebelës. Më pas, hiqni tavën nga furra, duke e mbajtur të gjithë përbërjen të mbuluar edhe për 10-15 minuta të tjera.

5

Hidhni në blender bulionin e perimeve. Qëroni fetat e kungullit dhe thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini në blender, së bashku me qepët dhe kasjuset, duke i shtuar pak kripë dhe piper. Përzieni masën derisa të bëhet homogjene dhe kremoze.

6

Shtoni vaj ulliri dhe përziejeni sërish. (Nëse salca juaj nuk është e kremoze aq sa duhet, mund të shtoni pak bulion perimesh ose vaj ulliri, si dhe ta rregulloni me kripë e piper sipas shijes suaj). Përgatitni makaronat sipas udhëzimeve në paketim, derisa të jenë al dente.

7

Përpara se të kulloni makaronat, ruani rreth 125 ml. nga uji i tyre. Kullojini makaronat dhe vendosini sërish në tenxhere. Hidhni gjysmën e salcës së përgatitur. Në fillim shtoni gjysmën e ujit të makaronave (rreth 60 ml.) për të bërë salcën më kremoze.

8

Më pas shtoni dhe pjesën e mbetur të ujit. Në fund shtoni dhe pjesën e mbetur të salcës. Kjo pjatë konsumohet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga Veggies Tirana

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    ปั้มไลค์
    12/10/2019 at 1:15 pm

    Like!! I blog frequently and I really thank you for your content. The article has truly peaked my interest.

  • Leave a Reply