Një pjatë e parë pastash kremoze, e shpejtë për t’u realizuar dhe me shije të freskët e kombinuar nga proshuta speck krokante. Bashkon delikatesën e pestos së majdanozit me shijen klasike të speck. Pak përbërës për të realizuar një darkë apo drekë perfekte në çdo stinë!
Përbërësit:
320 gr pasta
150 gr speck
20 gr vaj ulliri e.v
Për peston:
50 gr majdanoz
30 gr stika pishe
50 gr bajame të qëruara
40 gr parmixhano i grirë
Vaj ulliri e.v
1 lugë kafeje kripë e imët
Përgatitja:
Si fillim vendosni ujin e pastave të ziejë. Filloni me përgatitjen e pestos së majdanozit: lani majdanozin dhe vendoseni në mikser; shtoni aty edhe kripën, stikat e pishës, bajamet dhe parmixhanon e grirë.
Shtoni një lugë kafeje vaj ulliri dhe punojini me shpejtësinë maksimale të mikserit. Më pas shtoni sasinë tjetër të vajit të ullirit dhe punojini akoma derisa të përftoni një pesto homogjene. Pestoja është gati për 4-5 minuta. Ndërkohë hidhni pastat në ujin që po vlon.
Ndërkohë prisni proshutën speck në feta me trashësi 1 cm dhe më pas priteni në kubikë. Në një tigan, ngrohni 20 gr vaj ulliri, shtoni proshutën, skuqini për disa minuta dhe më vonë shtoni peston. Përziejini me shpejtësi dhe fini sobën.
Kulloni pastat dhe ruani pak ujë nga zierja e tyre nëse salca është shumë e trashë, më pas shtojini në tiganin ku përgatitët salcën. Përziejini mirë dhe shërbejini menjëherë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment