Sugjerojmë:

Pasta me brokoli dhe fara pishe

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 300 gr makarona
  • 400 gr brokoli
  • 2 lugë gjelle rikota
  • 4 lugë gjelle fara pishe
  • 4 lugë gjelle djathë Pecorino
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Ziejmë pak brokolin, aq sa të mbeten të fortë.

2

Lëngun ku ka zierë brokoli e përdorim për të zierë makaronat që të marrin erën e brokolit.

3

Ndërkohe, në një mikser përziejmë 2 lugë gjelle rikota, dy lugë gjelle me stika pishe, 4 lugë gjelle me djathë të grirë pecorino, një thelpi hudhër dhe vaj ulliri deri sa të përftojmë një masë kremoze.

4

Këtij kremi i shtojmë edhe dy garuzhde ujë nga i brokolit për ta holluar, por jo që të bëhet shumë i hollë.

5

I bashkojmë me copat e prera të brokolit dhe ia shtojmë makaronave.

6

Në fund skuqim me gjalpë dy lugë gjelle me stika pishe dhe ua shtojmë nëpër pjata makaronave.

Lini një koment