Sugjerojmë:

Pasta guackë me salcë domatesh e mish viçi të grirë

Pasta guackë me salcë domatesh e mish viçi të grirë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një recetë shumë e përshtatshme për ditët ku koha juaj është e kufizuar!

Ingredientët

  • 1 pako pasta guackë
  • 350 gram mish viçi i grirë
  • 3 thelpi hudhër të grimcuar
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 filxhan me salcë domateje të bërë vetë
  • 1 filxhan me djathë të grirë çedar
  • 3 gota ujë
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • Pak kripë, piper

Udhëzimet

1

Zieni pastat me metodën e zakonshme dhe ruajeni ujin e tyre.

2

Në një tigan me pak vaj luledielli skuqni qepën dhe hudhrën.

3

Shtoni mishin e viçit dhe e përzieni mirë.

4

I lini për gati 5 minuta në zjarr mesatar.

5

Shtoni 2 gota nga uji i pastave, salcën e domateve. E lini edhe për 8-10 minuta të tjera në zjarr.

6

Tani shtoni pastat, i përzieni mirë dhe shtoni djathin e grirë.

7

Pas 2-3 minutash, kur të ketë shkrirë djathi, e hiqni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment