Sugjerojmë:

Pas një nate me alkool, lëngu i kastravecave turshi është ilaç. E vërtetë apo mit?

Kur zgjoheni në mëngjes me kokën e rënduar dhe gojën e thatë, e vetmja gjë që duam është t’i shpëtojmë sa më parë asaj gjendjeje të shkaktuar nga alkooli. Dhe një nga sugjerimet e fundit është të pini lëng kastravecash turshi.

Sipas disa pretendimeve, lëngu i kastravecave turshi është arsyeja pse polakët nuk kanë simptoma të dehjes. Edhe Dr.Oz  e ka konfirmuar lëngun e tyre si një kurë pas një ‘hangover’, pra për simptomat e të pirit. Sipas tij, kripa e pranishme tek lëngu i tyre zëvendëson elektrolitet që humbisni gjatë të pirit dhe kështu, dhimbja e kokës pushon.  Por a kurohet kjo gjendje vetëm me disa gllënjka lëng kastravecash turshi?

Në fakt jo. Ajo që duhet të kuptojmë rreth kësaj gjendjeje është se shkaktohet ngaqë jemi të dehidratuar dhe nuk flemë shumë, shprehet një eksperte për revistën ‘Health’.

Vërtet lëngu i kastravecave mund t’ju ndihmojë të zëvendësoni elektrolitet e humbur një natë më parë nëse keni urinuar shumë apo tymosur shumë, por pirja e lëngut të kastravecave në mëngjes nuk e kuron këtë gjendje nëse nuk pini mjaftueshëm ujë dhe nuk zëvendësoni gjumin.

Alkooli vepron si diuretik, që do të thotë se do t’ju bëjë të urinoni më shumë se zakonisht. Kjo është arsyeja pse shkoni aq shpesh në tualet gjatë mbrëmjes dhe ndiheni të dehidratuar në mëngjes. Po, ju humbisni elektrolite, por uji ka shumë rëndësi. Kur humbisni ujë duhet ta zëvendësoni atë. Dr. Malize. Sipas saj, nëse pihet një gotë ujë pë çdo pije alkoolike, këto simptoma do të ndihen më pak.

E vetmja mënyrë për të parndaluar një ‘hangover’ është që të mos pini shumë. Sipas saj përkufizimi i ‘jo shumë’ do të thotë një pije në ditë për gratë dhe dy për burrat. Megjithatë në raste të veçanta si ditëlindjet, festat, etj, kur dëshironi të pini më shumë, kujdesuni të pini sa më shumë ujë.

Dhe të nesërmen në mëngjes  duhet të pini përsëri shumë ujë.  Por nëse një natë më parë nuk keni pirë thjesht pak më shumë, por jeni dehur, mund të merrni një pije sportive. Pijet sportive janë formuluar posaçërisht për të balancuar elektrolitet e sportistëve. Shumë njerëz preferojnë lëngun e kastravecave turshi sepse u largon edhe ndjesinë e të përzierave, por sipas ekspertes nuk ka pothuaj asnjë diferencë mes të pirit lëng kastravecash turshi apo ujë.

Pra lëngu i kastravecve nuk ju bën keq, por ai duhet shoqëruar me ujë, një aspirinë ose ibuprofen për dhimbjen e kokës dhe disa orë gjumë./neps.al

Lini një koment