Papare me bukë thekre e djathë dhie. Receta nga Dhurata Thanasi
Në këto kohë më shumë se kurrë djathi i bardhë i punishtes në Lundër është më i rëndësishëm se Parmigiano apo Brie, vaji i ullirit të Kaninës, Himarës dhe Marikajt, më me vlera se avovado e Venezuelës. Ndaj një Papare me bukë thekre, djath dhie, vaj ulliri dhe pak gjalpë me kosto 300 lekë për gjithë familjen nuk ka të paguar!
Përbërësit
5 feta bukë të zezë
2 lugë gjelle gjalpë të freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gotë ujë të nxehtë
Djathë i bardhë sipas dëshirës
piper ose spec djegës
Nenexhik (3-4 gjethe)
1 thelbi hudhër e shtypur
Përgatitja
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaji ulliri.
Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.
Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.
Unë pasi i kam hedhur ujin e transferoj Paparen në një tavë dhe e fus për gati 10 min në furrë të parangrohur me temperaturë 200 gr C. E bëj këtë pasi buka në përgjithësi pasi shtohet uji fillon të squllet dhe humb formë.
Pasi e nxjerr nga furra shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin ose nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të
gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.
Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me gjalpë pak djathë dhe nenexhik të freskët!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment