Sugjerojmë:

Panna Cotta me mente dhe çokollatë të zezë

Panna Cotta me mente dhe çokollatë të zezë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Doni ta nisni ditën me diçka të ëmbël, por pa e ekzagjeruar? Provoni recetën e kësaj panna cotte me me mente dhe salcë çokollate të zezë. Recetë e thjeshtë dhe disa orë në frigorifer, përbërës të shijshëm dhe shëndetshëm. Ndiqni recetën:

Ingredientët

  • 450 gr pana e lëngët e freskët
  • 2.2 dl qumësht i freskët
  • 3 lugë sheqer kane
  • 6 fletë xhelatinë
  • 30 gr mente e freskët
  • 70 gr çokollatë e zezë 70%

Udhëzimet

1

Lërni xhelatinën në ujë të ftohtë për të paktën 20 minuta, kullojeni dhe shtrydheni.

2

Në një tenxhere bashkoni panën, 1.5 dl qumësht dhe sheqerin.

3

Prisni sa të ziejë dhe fikeni zjarrin.

4

Shtoni gjethet e mentes të copëtuara me duar dhe xhelatinën e shtrydhur.

5

Mbulojeni me kapk dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Pastaj kullojeni përmes një site të imët.

6

Lëreni të vaket duke e trazuar herë pas herë.

7

Hidhen panna cotte-n në 6 forma pudingu prej silikoni dhe lëreni për 4-5 orë në frigorifer të forcohet.

8

Më pas zieni qumështin e mbetur, fikni sobën, zieni çokollatën e zezë dhe përziejini në mënyrë që të shkrihet.

9

Hidhni nëpër pjata salcën e çokollatës, vendosni sipër tyre panna cotte-n e nxjerrë nga format, dekorojini me gjethe menteje dhe shërbejini.

Lini një koment