Sugjerojmë:

Pancakes me kakao

Pancakes me kakao

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

I keni parasysh ato mëngjeset e ditëve pushim kur dikush nga familja zgjohet herët dhe përgatit pancakes për të gjithë? Po ua risjellim atë ndjesi përmes recetës së pancakes me kakao. Me pak kanellë ose vanilje u jepni një aromë shumë të mirë, kurse me pak mjaltë ose shurup panje, i bëni akoma më të shijshme.

Ingredientët

  • 25 gr gjalpë
  • 100 gr miell 00
  • 15 kakao e hidhur pluhur
  • 2 vezë mesatare
  • 200 gr qumësht
  • 15 gr sheqer
  • 6 gr maja pluhur për ëmbëlsira
  • Për servirjen:
  • Shurup panje ose mjaltë

Udhëzimet

1

Shkrini gjalpin në zjarr të ulët, pastaj lëreni të vaket. Ndani të bardhat nga të verdhat në një në një enë dhe të verdhat bashkojini me gjalpin, përziejini shpejt dhe shtoni edhe qumështin në temperaturën e ambientit, më pas miellin së bashku me majanë.

2

Shtoni edhe kakaon pluhur përmes sitës, përziejini me rrahëse vezësh dhe krijoni një masë homogjene. Përmes mikserit elektrik, rrihni të bardhat e vezëve duke u shtuar sheqerin pak nga pak. Punojini derisa të përftoni një përbërje të bardhë dhe shkumoze.

3

Hidhni një lugë nga prierja e vezëve tek përzierja me kakao dhe përziejeni me kujdes, më pas hidhni pjesën e mbetur e të bardhave të vezëve dhe përziejini me kujdes me lëvizje nga poshtë-lart.

4

Vendosni një tigan krepash të nxehet dhe lyejeni me pak gjalpë në sipërfaqe. Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde nga brumi. Nuk është nevoja ta përhpni në gjithë diametrin e tiganit.

5

Kur të fillojnë të dalin flluska në sipërfaqe, kthejini pancakes nga ana tjetër. Vazhdoni kështu me radhë me të gjitha pancakes. Në fund shërbejini me mjaltë ose shurup panje.

Lini një koment