Sugjerojmë:

Pancake me krem karamel kikiriku

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • Kikirik
  • Miell
  • 2 vezë
  • Sheqer
  • Qumësht
  • Gjalpë
  • Pana
  • Kripë

Udhëzimet

1

Fillimisht në një enë qelqi hedhim miellin, vezët, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim, më pas i shtojmë dhe pak qumësht derisa të bëhet një masë brumi e trashë.

2

Ndërkohë që brumi pushon pak, bëjmë pjekjen e kikirikëve me lëvore në mënyrë që të lëshojnë sa më shumë aromë. Kikirikët e pjekur i frulojmë bashkë më pak kripë dhe i bashkojmë me brumin.

3

Më pas tek soba bëjmë njëkohësisht pancake-t dhe krem karamelin e kripur me kikirikët.

4

Në një tigan që kemi lënë të ngrohet më përpara, shtojmë brumin e pancak-ut për të pjekur dhe në një tenxhere hedhim sheqerin për t`u shkrirë ne mënyrë që të merremi me përgatitjen e krem karamelit, sa të marrë ngjyrën e artë, i shtojmë, gjalpin, panën, kripën dhe kikirikët e pjekur.

5

Ndërkohë që kremi do jetë gati, ne kemi bërë dhe tre katër copë pancake.

6

Në pjatë vendosim pancak-ët sipër njëri - tjetrit dhe mbi to hedhim kremin që kemi bërë më kikirikë, në fund i hedhim dhe pak sheqer pluhur.

Lini një koment