Pak limon e vazelinë dhe thembrat tuaja janë gati për verën!
Me afrimin e stinës së verës do të na duhet të veshim sandale apo këpucë më të zbuluara prandaj thembrat duhet që t’i kemi në formën më të mirë. Kjo jo vetëm për nga ana estetike, por edhe për shëndetin e këmbëve tona.
Të gjithë keni limon dhe vazelinë në shtëpi apo jo? Atëherë bëhuni gati t’i shndërroni në një ilaç efikas për thembrat e çara apo të plasaritura.
Përbërësit:
1 lugë gjelle vazelinë
2 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzime:
Në një enë bashkoni të dy përbërësit dhe i trazoni mirë.
Lani mirë këmbët tuaja dhe aplikoni me ndihmën e një furçe kremin që sapo përgatitët. Vishni çorape të pastra dhe bëhuni gati për gjumë.
Të nesërmen lani këmbët tuaja dhe do të shikoni që nëse e përsërisni dy herë në javë këtë procedurë, atëherë thembrat tuaj do të përmirësohen ndjeshëm.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment