Oriz me mish viçi në furrë

Oriz me mish viçi në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Orizi në furrë është një pjatë parë e bollshme dhe e pasur, ju lejon të keni në tryezë një vakt aromatik dhe të ushqyeshëm, por perfekt për t’u marrë me vete edhe në një pikinik ose në punë. Është një pjatë që përgjithësisht u pëlqen të gjithëve.

Ingredientët

  • 300 gr oriz
  • 200 gr tul viçi
  • 50 gr djathë pekorino
  • 2 vezë
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 gjethe dafinë
  • Pak peksimadhe (bukë e thekur e grirë)
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë gjelle majdanoz
  • 2 dl salcë domatesh
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Udhëzimet

1

Prisni mishin e viçit në copa të vogla dhe skuqini në një tigan me 3-4 lugë vaj ulliri, një qepë e një thelpi hudhër të grirë, 1 lugë majdanoz e një gjethe dafine.

2

Shtoni salcën e domates, kripë, përziejini dhe lërini në zjarr për 20 minuta.

3

Zieni orizin në ujë të vluar me kripë; kullojeni kur të jetë shumë ‘al dente’ dhe lëreni të ftohet. Hiqeni mishin nga salca dhe lëreni mënjanë.

4

Shtoni orizin e zier tek salca duke e përzier me shumë kujdes, shtoni dy vezë të rrahura pak dhe djathin pecorino të grirë.

5

Merrni një tepsi me diametër 24-26 cm, lyejeni me vaj, spërkateni me peksimadhe dhe vendosni në të masën e orizit.

6

Formoni një hapësirë në qendër, shtoni copat e mishit, spërkateni përsëri me peksimadhe, shtoni pak vaj ulliri dhe piqeni në 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Lini një koment