Sugjerojmë:

Oriz me kungulleshka dhe djathë, shije fantastike që do të kënaqë të gjithë familjen tuaj!

Oriz me kungulleshka dhe djathë, shije fantastike që do të kënaqë të gjithë familjen tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një mënyrë tepër praktike e shijimit të orizit. E gjithë familja do ta pëlqejë!

Ingredientët

  • 80 gramë oriz
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 70 gr djathë i grirë kaçkavall
  • 2 kungulleshka të vogla
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë
  • 500 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me gjalpin. Shtoni orizin, lëngun e limonit, kripë dhe piperin. I përzieni mirë dhe i lini për pak minuta në zjarr.

2

Në fund shtoni ujin dhe e lini orizin të ziejë për 15-20 minuta.

3

Nga fundi shtoni në tigan kungulleshkat e grira imët në rende. I lini edhe disa minuta të tjera,derisa kungulleshkat të zbuten.

4

Fikeni zjarrin, shtoni sipër orizit djathin dhe vendosini sipër kapakun.

5

Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment