Sugjerojmë:

Omëletë me domate dhe borzilok

Ingredientët

  • 3 domate qershi
  • 2 degë borzilok
  • 2 vezë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Pritini domatet përgjysmë në një dërrasë për prerje.

2

Gjithashtu prisni hollë edhe borzilokun dhe lëreni mënjanë.

3

Shtoni vezët në një enë sëbashku me pak kripë dhe piper të zi dhe rrihini për pak minuta.

4

Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni në të ½ lugë gjelle vaj ulliri. Hidhni në të domatet dhe gatuajini për rreth 1 minutë.

5

Spërkatini me borzilokun e prerë dhe hidhni më pas edhe vezët e rrahura.

6

Përzijii ngadalë me anë të një spatulle derisa vezët të gatuhen plotësisht.

7

Vendoseni në një pjatë për servirje dhe omëleta është gati për t’u shërbyer.

Lini një koment