Sugjerojmë:

Oktapod me salcë pikante dhe selino

Ingredientët

  • 80 gr oktapod
  • 5 - 6 kokrra kopër
  • 1 degë selino
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec djegës
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Tabasko
  • Kripë

Udhëzimet

1

Pasi e kemi larë dhe pastruar oktapodin e presim dhe e pjekim për disa minuta në skarë, nuk e pjekim shumë në mënyrë që të mos forcohet.

2

Më pas në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës dhe i kavërdisim për pak, por nuk i lëmë të marrin shumë ngjyrë.

3

Më pas shtojmë selinon, që e kemi prerë në kubikë.

4

Shtojmë domatet e vogla.

5

Specin djegës të paprerë.

6

Pasi i Iëmë për 2-3 minuta hedhim oktapodin, i shtojmë ujë dhe pak tabasko dhe i lëmë në zjarr derisa salca të bëhet gati.

7

Në fund shtojmë majdanozin.

Lini një koment