Sugjerojmë:

Nuk ka një mënyrë më të mirë për të ngrënë karotën dhe brokolin bashkë sesa kjo sallatë kremoze!

Nuk ka një mënyrë më të mirë për të ngrënë karotën dhe brokolin bashkë sesa kjo sallatë kremoze!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • ¾ filxhan me kos
  • ½ filxhan me majonezë
  • 1 lugë e gjysmë gjelle me uthull molle
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ brokoli
  • ½ lulelakër
  • 4 karota të prera në rrathë të vegjël
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni perimet e ndara në copa të vogla. Mjaftojnë 5 minuta.

2

Në një tas të vogël përzieni kosin, majonezën, mjaltin, uthullën e mollës, pak kripë dhe piper.

3

Në një enë shtoni perimet e ziera dhe sipër shtoni salcën.

4

I përzieni mirë të gjitha bashkë. Sallata është gati për t'u shijuar!

Lini një koment