Nuk arrini të flini më shumë se 6 orë? Ja si e përjeton organizmi juaj
Të rinjtë zakonisht flenë shumë vonë gjatë mbrëmjes dhe ngrohen herët në mëngjes për punë. Në shumicën e rasteve nuk e plotësojnë 8 orarshin e domosdoshëm për jetesë të shëndetshme dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të shumta për trupin.
Shtim në peshë
Orët e pakta të gjumit rrisin rrezikun e mbipeshës me 15%. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.
Dehidratimi
Sipas hulumtimeve të fundit, kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orët e nevojshme, ai dehidrohet gradualisht. Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidratimit të trupit. Prandaj, kur flini disa orë, sigurohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës.
Kujtesë e dobët
Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32%.
Sëmundje të zemrës
Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet në planin afatgjatë.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment