Sugjerojmë:

Një supë jeshile për të rritur imunitetin

Supë jeshile

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 8 thelpi hudhra të grira imët
  • xhinxher i freskët
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 35 gram majdanoz
  • 1 lugë gjelle shafran
  • ½ lugë çaji piper
  • 600 gram brokoli
  • 1.5 L lëng pule
  • 1 avokado e qëruar
  • 100 gram fara luledielli të qëruara
  • 60 ml lëng limoni
  • 450 gram spinaq
  • 4 qepë të njoma
  • pak piper të kuq

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni hudhrat, xhinxherin, qepët e njoma.

2

I trazoni mirë dhe shtoni rigonin, majdanoz, piperin e kuq dhe shafranin. Pas rreth 5 minutash shtoni brokolin e copëtuar në copa të vogla.

3

Shtoni lëngun e pulës dhe e lini të ziejë për 10 minuta në temperaturë të ulët.

4

Shtoni spinaqin, pasi e keni larë mirë më parë. Spinaqin shtojeni gradualisht derisa të ulet volumi dhe të zbuten gjethet.

5

Kalojeni supën në blender dhe shtoni tulin e avokados, lëngun e limonit, kripë,

6

E përzieni për disa sekonda dhe e shërbeni të ngrohtë. Sipër i shtoni pak majdanoz dhe farat e lulediellit.

Lini një koment