Sugjerojmë:

Një sallatë ndryshe me fasule dhe domate të thara

Fasule të bardha
2 qepë mesatare
2 thelpi hudhre
1 tufë majdanoz
Fara speci djegës (opsionale)
Ullinj jeshilë
Domate të thara në vaj
Vaj ulliri
Kripë

1.Fasulet i lini disa orë në ujë, pastaj i vendosni të ziejnë në zjarr të ngadaltë, bashkë me qepët e grira në kubikë, pak majdanoz dhe vaj ulliri.

2.Ndërkohë grini imët majdanozin, hudhrën dhe i kaloni në blendër.

3.Në tigan hidhni vaj ulliri, majdanoz, hudhrën e grirë, farat e specit djegës dhe i lini në zjarr për rreth 2 minuta

3.Sipas dëshirës salcën e përgatitur mund ta kaloni në blendër ose jo.

4.Bashkoni salcën me fasulet e ziera dhe sipër shtoni ullinjtë dhe domatet e thara.

5.Shërbejeni me pak vaj ulliri nga sipër.

Receta nga: Nila Iljazi

Lini një koment