Sugjerojmë:

Një sallatë e ftohtë orizi është ajo që na duhet në këto ditë të nxehta

Ingredientët

  • 2 gota ujë
  • 1 gotë oriz të bardhë
  • 6 vezë
  • 1 pako bizele të ngrira
  • 1 filxhan selino
  • ¼ filxhan qepë e copëtuar
  • 1 kavanoz me gogozhare
  • 1 gotë majonezë
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • ¼ filxhan turshi
  • 1 kuti me ton të bardhë të paketuar në ujë, të drenazhuar
  • ¼ lugë çaji kopër e thatë
  • 1 lugë çaji kripë
  • ⅛ lugë çaji piper

Udhëzimet

1

Në fillim zieni orizin sipas udhëzimeve të paketimit dhe pasi të zihet lëreni të ftohet.

2

Më pas zieni vezët dhe gjithashtu pas zierjës lërini të ftohen.

3

Shpëlani bizelet me ujë të ftohtë dhe lërini të ziejnë sa të zbuten pak.

4

Pasi bizelet janë zier dhe janë ftohur i hedhim në një enë.

5

Sipër u shtojmë vezë e prera, oriz, selino, qepë dhe gogozhare dhe i përziejmë që të kombinohen.

6

Në një tas të veçantë, përzieni majonezën së bashku me mustardën, lëngun e limonit, tonin, koprën, kripën dhe piperin deri sa të krijohet një masë homogjene.

7

Hidheni salcën tek përzierja e perimeve dhe përzijini mirë sa sallata të jetë homogjenizuar.

8

Mbulojeni dhe ftohni për minimumi 4 orë.

9

Sherbejeni të ftohtë.

Nutrition

  • 423 Calories

Lini një koment