Sugjerojmë:

Një picë me fruta? Ja receta e mrekullueshme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
30
Sugjerohet për:
2 ose me shume persona
Kalori:
½ filxhan me gjalpë të butë
¾ filxhan me sheqer
1 vezë e madhe
1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
1 gotë e gjysmë me miell
¼ lugë çaji pluhur pjekës
¼ lugë çaji kripë
8 lugë gjelle mascarpone
½ filxhan me kos grek
¼ filxhan me sheqer
1 lugë çaji vanilje
Luleshtrydhe
Kivi
Mjedra
Boronica

Udhëzimet

  • 1. Në një tas të madh rrihni me një mikser elektrik gjalpin.
  • 2. Shtoni sheqerin, vezën e rrahur dhe vaniljen.
  • 3. Më pas shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
  • 4. Punojeni mirë masën dhe e lini brumin të pushojë për 30 minuta.
  • 5. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  • 6. Merrni një tavë të sheshtë rrumbullake dhe shtroni në të petën. E fusni të piqet për 18-20 minuta.
  • 7. Ndërkohë rrihni në një tas maskarponen, shtoni kosin, sheqerin dhe vaniljen.
  • 8. I rrihni mirë derisa të krijoni një masë kremoze dhe të butë.
  • 9. Nxirrni petën dhe e lyeni në sipërfaqe me kremin që përgatitët.
  • 10. Në fund e dekoroni me fruta sipas dëshirës, e prisni në feta dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!

Komento