Sugjerojmë:

Një nga sallatat më të mira që keni provuar me dardhë dhe sallatë jeshile

Ingredientët

  • Për salcën:
  • 1 dardhë e madhe e pjekur, e qëruar dhe e prerë në gjysmë
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë uthull shampanjë ose uthull verë të bardhë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë qepë e njomë e copëtuar imët
  • 2 - 3 lugë çaji mjaltë
  • Kripë
  • Piper i zi i freskët, për shije
  • Për sallatën:
  • 1 kokë sallatë jeshile
  • 2 dardha të pjekura, të prera hollë
  • 1 filxhan arra të ëmbëlsuara
  • 1/3 filxhan djathë gorgonxola
  • 1 qepë e kuqe, e prerë hollë
  • 1/3 filxhan kokrra shege

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 200 gradë.

2

Vendosni gjysmën e dardhës në një fletë pjekje dhe lyejeni me 1 lugë çaji vaj ulliri.

3

Vendoseni tavën në furrë dhe piqeni dardhën për 10 - 15 minuta ose derisa të jetë e butë.

4

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.

5

Për të bërë salcën, vendosni dardhën e pjekur me 1/3 filxhan vaj ulliri, lëng limoni, uthull, hudhër, qepë të njomë, mjaltë, kripë dhe piper në një blender.

6

Rrihini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

7

Për sallatën vendosni gjethet e salltës jeshile në një tas të madh. Sipër hidhni dardhat e prera, arrat e ëmbëlsuara, djathin blu, qepën e kuqe dhe kokrrat e shegës.

8

Sipër tyre hidhni masën e përgatitur në formë salce dhe shërbejeni.

Lini një koment