Një hile për ta bërë shumë më të thjeshtë larjen e grirëses së djathit
Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe të blesh djathë të grirë në supermarket për kollajllëk, të grish djathin me grirëse djathi direkt mbi një pjatë makaronash apo cilitdo gatimi tjetër, është e sigurt që do t’i japë pjatës një shije dhe aromë shumë më intensive.
Por kjo sigurisht që ka një kosto: larja e objektit më të bezdisshëm të kuzhinës, që është grirësja e djathit. Copëzat e djathit ngjiten aq keq dhe lënë pas një shtresë, që e bën larjen me dorë tejet t mundimshme dhe atë në lavastovilje jo shumë efektive.
Megjithatë, ka një hile të vogël për ta thjeshtuar disi punën. Herën tjetër që do të grini djathë me grirëse, provoni ta spërkasni atë me pak spray gatimi (ose ta lyeni me një kartopecetë me pak vaj) si nga jashtë ashtu dhe nga brenda. Do të vini re se jo vetëm djathi nuk do të ngecë në vrimat e grirëset, por edhe shenjat do të jenë shumë më të pakëta e të lehta për t’u larë.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment