Sugjerojmë:

Një guidë orientuese: Si të kuptoni çfarë sheqeri po merrni nga ushqimet

Çfarë është më e mirë: Pa sheqer, pa sheqer të shtuar apo pa ëmbëlsues? Po ka një diferencë dhe qartazi një fitues!

Me siguri mund të keni ndeshur shpesh tek etiketat e ushqimeve që keni blerë fjalët: “Sugar free”, “No added sugar” dhe “Unsweetened”. Ndoshta mund të jeni bërë konfuz ose ndoshta si keni kushtuar fare rëndësi.

Related image

Këtu në Neps do të marrin me rradhë secilën prej tyre për t’i kuptuar më mirë funksionin.

Së pari duhet të kuptoni se sheqeri nuk është domosdoshmërisht i keq për ju. Është mënyra sesi e konsumojmë, ajo çka ndikon tek shëndeti jonë.

Teksa sheqeri natyral tek frutat apo perimet është pjesë e një diete të shëndetshme, sheqeri i shtuar tek pijet e gazuara apo ushqimi i përpunuar duhet të konsumohet në minimum. Konsumimi i madh i sheqerit të shtuar rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Sugar free

Një ushqim konsiderohet sugar free nëse përmban më pak se 0,5 gram sheqer për 1 racion. Zakonisht kjo etiketë gjendet tek çëmcakëzat, petullat me shurup, lëngjet e frutave me konservues, ëmbëlsirat etj.

No added sugar

Image result for no added sugarPërdoret kur nuk ka sheqer të shtuar në mënyrë manuale, gjatë procesit të prodhimit apo paketimit. Zakonisht gjendet tek etiketat e granolës, lëngjet e frutave, gjalpi i kikirikut etj.

Unsweetened

Image result for UnsweetenedNëse e shikoni këtë etiketë tek ndonjë ushqim nënkupton, që nuk ka sheqer të shtuar ose ëmbëlsues artificialë. Gjendet tek qumështi, qumështi i kokosit, salcë molle, çaji i ftohtë. Ju duhet të zgjidhni produktet që përmbajnë këtë etiketë nëse po mbani një regjim ushqimor strikt./neps.al 

Lini një koment