Pjesa më e mirë e të gatuarit shumë ushqim është sepse ke çfarë të hash në ditët në vijim. Por sigurisht ka një rregull të artë: Ta ruash pjesën e mbetur gjithnjë në frigorifer!
Mesa duket një djalosh që nuk e bëri këtë gjë me makaronat, pati një kosto të madhe, atë të humbjes së jetës.
Rasti i 20-vjeçarit nga Belgjika është raportuar në vitin 2008, megjithatë është risjellë edhe njëherë në vëmendje nga doktor Benard i cili e bëri këtë histori përsëri virale.
Në mënyrë të përmbledhur historia e djalit është kështu:
Një ditë ai u kthye nga shkolla dhe kishte disa makarona pa ngrënë sipër banak-ut. I hëngri ato shpejt e shpejt dhe më pas shkoi për t’u stërvitur. Një orë më pas ai u kthye në shtëpi duke u ankuar për dhimbje koke, dhimbje barku dhe të përziera.
Në përfundim u zbulua se djali ishte helmuar nga ushqimi. Por kjo çështje shkonte përtej. Autopsia zbuloi se djali e humbi jetën nga një bakter i quajtur “bacillus cereus”, si rrjedhojë e faktit që nuk i kishte ruajtur makaronat në frigorifer.
Tani e mësuat: Gjithnjë ushqimet duhet t’i ruani në frigorifer, për të parandaluar pasoja serioze!
Lini një koment