Sugjerojmë:

Niveli i sheqerit në gjak mund të stabilizohet me ndihmën e këtyre ushqimeve

Shëndeti i mirë ka të bëjë me ekuilibrin, sidomos kur bëhet fjalë për sheqerin në gjak. Raporti i duhur i yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve në çdo vakt e mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit fizik dhe emocional.

Që të balancohet sheqeri në gjak duhet të hamë rregullisht:

1.Bimët jeshile

Kërkoni për opsione të dendura në lëndë ushqyese si lakër, spinaq dhe brokoli, të cilat janë të ngarkuara me fibra dhe kalcium. Hajini ato në çdo vakt!

2.Proteina

Peshku i egër, mishi i viçit dhe vezët janë burime të shkëlqyera të proteinave që stabilizojnë gjakun.

3.Drithëra

Kërkoni drithëra me proteina të bollshme si quinoa dhe mel, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e energjisë pa lëvizjen e sheqerit në gjak.

4.Arra

Arrat janë një burim i madh i fibrave, yndyrës së shëndetshme dhe proteinave.

5.Bathë

Thjerrëzat, fasulet dhe hummus janë të larta në fibra, me yndyrë të ulët dhe një burim i mirë i proteinave, duke mbajtur sheqerin në gjak të qëndrueshëm.

Lini një koment