Dreka/ RECETA

Nga salsiçet tek djathi çedar. Receta e specave të mbushura që do t’i shtojë ngjyra tryezës suaj!

Nga salsiçet tek djathi çedar. Receta e specave të mbushura që do t'i shtojë ngjyra tryezës suaj!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Këto speca të mbushura me salsice janë të thjeshta për t’u bërë dhe plot shije pasi kanë brenda djathë çedar, domate dhe hudhra. Një vakt plot ngjyra!

Ingredientët

  • 1 filxhan oriz
  • 6 speca (mundësisht me ngjyra të ndryshme)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 3-4 salsice mesatare
  • 3 thelpi hudhra
  • 2-3 domate mesatare (mundësisht të buta)
  • 2 filxhanë me djathë çedar
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj, skuqni qepën dhe pas 5 minutash salsicet e prera në kubik të vegjël.

2

Shtoni domatet e prera në copa të vogla (pa lëkurë), hudhrat dhe 1 gotë ujë. I lini të marin një valë dhe më pas shtoni orizin. I përzieni mirë.

3

Shtoni kripë e piper dhe 1 filxhan djathë çedar.

4

Merrni një tavë dhe vendosni në të specat e lara mirë dhe të pastruara nga farat. Filloni e i mbushni me masën që përgatitët.

5

I fusni në furrë për gati 45-50 minuta në temperaturë 180 gradë.

6

Nga fundi i nxirrni për 5 minuta dhe i shtoni secilit spec, djathin çedar të mbetur. I fusni sërish në furrë edhe për 5 minuta të tjera. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply