Nga pakësimi i kripës tek eliminimi i qumështit, ja hapat që duhet të ndiqni për një bark të sheshtë!
Nuk është nevoja të shqetësoheni për yndyrën tuaj të barkut, për sa kohë që ju i ndiqni këto këshilla:
Pakësoni kripën A jeni të vetëdijshëm se marrja e tepërt e kripës çon në mbajtjen e ujit në trupin tuaj? Pra, mos shtoni shumë kripë në ushqimin tuaj, thjesht shmangni kripën sa më shumë që të jetë e mundur.
Konsumoni më shumë fruta Ngrënia e frutave është gjëja më e mirë që mund të bëni! Megjithatë, ju duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur vjen puna te zgjedhja e frutave, pasi jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për humbjen e peshës. Për shembull, konsumi i mollës ose dardha mund të kompromentojë procesin e djegies së yndyrnave, pasi ato janë të larta në fruktozë.
Hiq qumështin dhe nënproduktet e qumështit Po, edhe pse qumështi është një pije e shëndetshme ju duhet ta shmangni atë për të patur një stomak të sheshtë. Marrja e qumështit mund të çojë në gazra. Më mirë konsumoni kos në vend të saj.
Hiqni ushqimet e përpunuara, kafen, sheqerin dhe alkoolin Shkrirja e yndyrës së barkut ende kërkon disa sakrifica, duke përfshirë uljen e sasisë së kafesë dhe alkoolit. Ushqimet e përpunuara stimulojnë procesin e grumbullimit të yndyrës, e cila nga ana e vet çon në bark. Për më tepër, sheqeri i rafinuar është një tjetër pengesë në procesin e shkrirjes së yndyrës. Prandaj, duhet t’i shmangni këto produkte.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment