Sugjerojmë:

Nga duhet t’ia filloni për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj!

Nëse ju duhen më shumë se 30 minuta për t’ju zënë gjumi pasi keni shkuar në krevat dhe gjatë natës çoheni e rrini zgjuar deri në 20 minuta atëherë ju duhet patjetër të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.

Tek kjo e fundit ndikojnë një sërë faktorësh, por këtu në Neps.al ne do të ndalemi tek ajo më e rëndësishmja: Tek të ushqyerit dhe dieta ushqimore!

8 Everyday Habits That Are Wrecking Your SleepNëse vaktin më të madh ju e konsumoni pas orës 15:00, kjo do të thotë që jeni disi vonë. Disa studime kanë treguar se ekziston një lidhje midis të ngrënit vonë, acidit refluks, problemeve me tretjen dhe një gjumi jo të mirë.

Të ngrënit vonë është gjithashtu e lidhur me vështirësitë e humbjes në peshë dhe obezitetin. Këto të fundit shkaktojë apnea dhe çrregullime të tjera të gjumit.

Çfarë duhet të bëni?

  • Shmangni të ngrënën 3 orë para se të shkoni në gjumë.
  • Ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta, nuk janë të përshtatshme për në mbrëmje.
  • Pini çaj kamomili pa sheqer

Dieta ushqimore 

8 Everyday Habits That Are Wrecking Your SleepSipas studimeve, një konsum më i ulët i vitaminave A, B1, D, magnez, kalcium dhe zink lidhet me një gjumë të dobët. Një dietë me kalori të larta lidhet me gjumin e dobët, ndërsa një dietë që përqendrohet në rritjen e konsumit të fibrave mund të favorizojë një gjumë më të mirë në planin afatgjatë.

Çfarë të bëni:
Hani më shumë fruta dhe perime. Shmangni ushqimet e përpunuara me një përmbajtje të lartë sheqeri.

Kujdes me kafenë!
Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që kafeja nuk është e vetmja pije e mbushur me kafeinë. Çokollatat, pijet energjike, shumica e çajrave dhe pijet me gaz, janë ofrues të lartë të kafeinës. Edhe kakaoja e nxehtë përmban mjaft kafeinë për të mos lejuar që të flini mirë.

Në vend të kësaj: Kufizoni konsumin e kafeinës dhe provoni ta pini atë vetëm në mëngjes. Sa më pak të pini, aq më mirë bëni!/neps.al 

Lini një koment