Nëse ëndërroni për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, kjo shampo me kafe është zgjidhja!
Kafeja përmban veti që e bëjnë atë të shkëlqyeshme për kujdesin e flokëve dhe skalpit. Ajo stimulon qarkullimin e gjakut dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës, duke parandaluar humbjen e flokëve. Gjithashtu forcon flokët, errëson pak ngjyrën natyrale dhe siguron një aromë të këndshme.
Nëse keni ëndërruar për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, kjo shampo shtëpie është pikërisht ajo që ju nevojitet.
Do t’ju duhet:
Shampoja e zakonshme
5 lugë kafeje e bluar
1 gotë ujë
Si ta përgatisni:
Përdorni një shampo që nuk përmban shumë komponentë, më neutralin që keni në banjë.
Nxeheni ujin pak, pa e zierë atë. Lëreni të ftohet pak dhe përzieni ujin me kafenë në të njëjtën gotë.
Me ndihmën e një gypi, derdhni përzierjen në shishen e shampos. Mbulojeni dhe tundeni mirë.
Lëreni shampon për 2 orë para se ta përdorni. Përdorimi:
Aplikojeni shampon si zakonisht, duke e masazhuar kokën në lëvizje rrethore.
Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment