Sugjerojmë:

Nektarinë me rikota, receta ideale për vaktet e ndërmjetme

Nektarinë me rikota, receta ideale për vaktet e ndërmjetme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 2 nektarina
  • 200 gram pomodorini
  • 150 gram rikota
  • disa gjethe borzilok
  • 100 gram misra të gatshëm
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri
  • ½ lëng portokalli
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle mustardë

Udhëzimet

1

Lani mirë pjeshkët dhe pomodorinit.

2

Pjeshkët i prisni në feta-feta, ndërsa pomodorinit i prisni përgjysmë.

3

I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë për 5 minuta, në temperaturë 180 gradë.

4

Ndërkohë në një enë bashkoni lëngun e portokallit, mustardën, mjaltin, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

5

I përzieni mirë për të krijuar një salcë.

6

Nxirrni nektarinën dhe domatet nga furra. I vendosni në një tas të madh dhe sipër i shtoni misrat, rikotën, borzilokun dhe salcën.

7

E përzieni mirë sallatën dhe ç’prisni? Erdhi koha për ta ngrënë me një frymë....

Lini një koment