Në tryezën e Aurela Gaçes: Si të gatuash pjatën e preferuar të këngëtares
Nuk na çudit aspak fakti që edhe personazhet e famshëm ashtu si ne janë të dashuruar pas ushqimeve tradicionale. Këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar se “vdes” për kulaç me djathë dhe gjalpë, pavarësisht se ajo është shumë e kujdesshme me ushqimin dhe kaloritë e tepërta.
“Kur shkoj te mami i kërkoj të më bëjë kulaç. Vdes për kulaç me gjalpë dhe djathë” – është shprehur Aurela gjatë një interviste.
Mëposhtë keni recetën se si ta gatuani edhe ju kulaçin me djathë, të preferuarin e Aurela Gaçes:
Në tryezën e Aurela Gaçes: Si të gatuash pjatën e preferuar të këngëtares
Ingredientët
250 gr miell
250 gr djathë të bardhë
100 gr kos
2 kokra vezë
½ gotë gjalpë
1 pako pluhur pjekës
Kripë
Piper i zi
Udhëzimet
1
Vendosim në një tas miellin, shtojmë pak pluhur pjekës, më pas shtojmë vezët, kosin, djathin e bardhë të thërrmuar dhe gjalpin.
2
E përziejmë brumin me dorë dhe e kontrollojmë nëse nevojitet të shtojmë pak më shumë miell.
3
Brumi duhet të jetë i plotë njësoj si brumë petash.
4
Realizojmë kuleçka të rrumbullakëta dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine.
5
I vendosim më pas në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë të piqen për 15 minuta.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment