Sugjerojmë:

Ndryshojeni shijen e familjes tuaj sot me një supë ‘alla meksikane’ me tortilla dhe mish pule

Ingredientët

  • 3 copa gjoks pule
  • Salcë për Tacos
  • 1 tas me supë krem patate
  • 1 gotë salcë kosi
  • 1 kupë supë pule
  • Qepë të njoma
  • 2 gota misri të ngrirë
  • 1 pako me tortilla
  • Spinaq
  • Patate të skuqura

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 350 gradë.

2

Marinoni me kripë dhe piper gjoksin e pulës dhe vendoseni në një tavë për ta pjekur.

3

Mbulojini me tortillat dhe piqini për 30 minuta.

4

Hiqini nga furra, copëtoni mishin dhe vendoseni mënjanë.

5

Në një tenxhere të madhe në nxehtësi mesatare shtoni salcën, supën krem patate,, salcën e kosit dhe supën e pulës.

6

Përzijini me një lugë druri dhe shtoni misrin, erëzat sipas dëshirës, spinaqin dhe mishin e pulës.

7

Pasi janë përzierë mirë përbërësit më njëri tjetrin lerini të ziejnë në zjarr të ulët për një orë.

8

Supën mund ta shërbeni me patatet e skuqura.

Lini një koment